Vdekja e aktorit të “Friends”, Matthew Perry vitin e kaluar fillimisht u duk si një aksident.
Në fakt, nga analizat e kryera, në gjakun e tij u gjetën nivele të larta të ketaminës, një substancë e përdorur për anestezi të përgjithshme gjatë operacionit.
Një hetim prej 1 viti zbuloi një rrjet kriminal të gjerë të tregtimit të ketaminës dhe arsyen e vërtetë të vdekjes së aktorit.
Kjo çoi në pesë arrestime, madje ndër to edhe mjekë, ndihmësin e Perryt dhe një trafikante të kësaj substance, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, emri i saj është Sangha dhd del vazhdimisht në hetim.
41-vjeçarja akuzohet se i ka shitur 50 shishe me ketaminë për 11,000 dollarë (8,550 £) dhe përshkruhet nga prokurorët si një trafikante droge, e cila madje e dinte se ketamina që ajo shpërndante mund të ishte vdekjeprurëse.
Të akuzuarit kishin shkëmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes, teksa tentuan që të fshihnin përfshirjen e tyre në këtë ngjarje tronditëse.
Asistenti e Perry-t, Iwamasa, ishte personi që e gjeti aktorin të vdekur. Hetuesit thonë se Kenneth Iwamasa ishte ai që i injektoi atij dozën fatale të ketaminës, e cila e çoi në vdekje fatale.
Nga ana tjetër, Dr. Salvador Plasencia, i akuzuar për furnizimin me ketaminë për Perry, akuzohet për falsifikimin e të dhënave të aktorit, në përpjekje për të mbuluar krimin.
“Pyes veten se sa do të paguajë ky budalla”, ishte një ndër mesazhet e mjekut që u zbulua pas hetimeve.