Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka hedhur poshtë zërat se po planifikon të blejë vilë në Green Coast.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera”, sipas së cilës, Meloni është shprehur e tronditur nga lajmi që ka qarkulluar dhe lehtësia me të cilin u përhap ai.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë”-citon gazeta kryeministren italiane.