Reeruar të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Eletronike dhe Postare në tremujorin e parë të vitit 2024 (Janar-Mars) shqiptarët kanë në përdorim 2.5 milion karta sim aktive në telefonat celularë.
“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2024 arriti në rreth 2.5 milionë” thuhet në raportin e AKEP siguruar nga weblajm.com
E teksa kjo shifër tregon se numri i kartave sim aktive të vendosura në një pajisje celulare është 100 mijë më tepër se numri i popullësisë i cili sipas CENS 2023 është 2.4 milion banorë, ana tjetër e kësaj statistike është informaliteti dhe tregu i zi apo evazioni fiskal me pajisjet celulare.
SmartPhone apo telefonat inteligjent për të cilët shqiptarët janë të apasionuar apo shpenzojnë jo pak nga të ardhurat dhe kursimet e tyre, kanë bërë të lulëzojë tregtia në informalitet apo jashtë sistemit tatimorë.
Sipas të dhënave nga Insat për shkak të kponsumit, përdorimit, vjetërsisë dhe dëmtimeve shqiptarët do duhet të ndërrojnë apo parashikohet të ndërrojnë 425 mijë pajisme SmartPhonë në vit.
Por kjo statistike e përshtatur me realitetin e konsumatorit shqiptarë jo gjithmon e sipas mundësive ekonomike bëhet e përvitshme. Masivisht shqiptarët kanë një trend të ndërrimit në katër vite të telefonave celularë kjo përjashtuar të rinjtë e apasionuar me teknologjinë apo shtresat me mundësi më të larta ekonomike.
Përgjatë 365 ditëve të vitit 2023 janë deklaruar vetëm 95.000 celularë SmartPhone ose 260 pajisje çdo ditë të shitura apo të ndërruara.
Duke përllogatirut një çmim faturimi për 20.000 lekë për çdo pajisje të ndërruar apo shitur në tregun formal, në arkën e buxhetit të shtetit janë arkëtuar 378.500.000 lekë të ardhura.
Pyetjet që lindin referuar raportit të AKEP janë:
Vërtet shqiptarët në një vit ndërrojnë apo blejnë vetëm 95.000 SmartPhone?
Një shifër kjo maft e ulët referuar dhe përdoruesve aktiv të cilët janë 2.5 milion afro 100 mijë më tepër edhe se vetë numri i popullësisë në vend.
A kushtojnë në të vërtet SmartPhone 20.000 lekë në Shqipëri?
Kjo referuar dhe trendeve apo tregjeve ku fjala e fundit apo modelet e fundit si Android apo IOS janë më të preferuarat nga konsumatorët.
Referuar tregut çmimet e SmartPhonëve me 20.000 lekë janë në tregun e zi apo njohur si “dollari” për modelet e 3 apo 4 viteve më parë dhe ato të përdorura.
Ndërsa për modelet e fundit si Android apo IOS përfshi edhe IPHONË 15 apo 15 ProMax përtej shitjeve pa kupon apo faturë tatimore në shumicën e rasteve në tregun real ato kanë çmime standarte si jashtë vëndtit. Duke nisur nga 700 euro dhe deri në 1200/300 euro sipas parametrave apo modeleve.
E në këto shifra vetëm mosdeklarimi real i pajisve të cilat ndërrohen apo futen në treg çdo vit duket se është edhe evazioni “Smart” që ndodh me të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Sikur me deklarimin real të 425 mijë pajisjeve shtetit do të arkëtonte me çmimin 20.000 lekë për pajisje plot 15 miliard lekë të ardhura në vit.
Pa llogaritur më pas çmimet reale ku asnjë telefon inteligjent i prodhim 2023 apo 2024 qoftë edhe i përdorur pasi i ri JO e JO nuk kushton 20.000 lekë apo 200 euro.