Një turist italian ka humbur jetën nga përplasja fatale e dy Jet-Ski në plazhin e Velipojës.
Përplasja mes dy motorëve të ujit ka ndodhur 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë. 19 vjeçari italian, Nicola Lorio nuk mundi t’ju mbijetoë plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Shkodrës.
Të dy turistët italianë morën plagë, por 19 vjeçari mori plagë në kokë dhe në qafë.
Njoftimi nga policia:
‘Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian Nicola Lorio, 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.’, thotë njoftimi paraprak i policisë.
Ndërsa më tej policia dha lajmin e vdekjes së 19 vjeçarit italian.
‘Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian Nicolo Lorio, 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.’