Atentati me dy viktima në Velipojë e ka zanafillën pak javë më parë dhe tek një vendim i gjykatës së shkodrës që në vend të parandalojë krimin, i ka hedhur benzinë zjarrit të një konflikti me armë.
WebLajm mëson se krimi i 19 Gusht ka zanafillë ngjarjen e Velipojës më datë 28.06.2024.
Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tij.Sot me date 14.07.2024 Nga shërbimet operacionale Shkoder u kap dhe shoqërua shtetasi në kërkim Ersild Ishmi, dtl.20.09.1991, banues në Shkodër.
Ishmi viktimë e atentatit të sotëm ka kanosur Kuzhinjer e hotelit në pronësi të Eduart dhe Gëzim Frrokut dy vëllezër sot në kërkim për vrasjen e dy personave.
Ky konflikt jo vetëm sështë shuar por lirimi nga gjykata i Ishmit ka agravuar më tepër situatën duke prodhuar një tragjedi edhe në kulmin e sezonit turistik.
E teksa policia e ka bërë njëher detyrën duke arrestuar kërcënuesin e Kuzhinjer tani do ti duhet të mbledh viktimat e prodhuara nga vendimi absourd i lirimit të autorit të kërcënimit i cili sot fatëkeqësisht mbeti viktimë!
Nga vendngjarja kryepolici Shkodrës z.Sulaj ka deklaruar se autorët dhe viktimat kishin prej disa kohësh një konflikt mes tyre.
Ngjarja e 19 gusht 2024
Dy persona kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e sotme në Velipojë. Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan për vdekje nga dy vëllezër, Eduart dhe Gëzim Frroku. Dy të rinjtë humbën jetën në sallën e operacionit pasi u transportuan në spital.
Njoftimi Policisë
Velipojë/Informacion paraprakMë datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.