68-vjeçari Frederik Radi është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij ku kalonte muajt e verës, në fshatin Lajthizë në Mirditë. Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës ku flinte.
Viktima është gjetur dy ditë pas vrasjes nga e bija, e cila ka shkuar në banesë pasi kishte humbur kontaktin me të atin, por e ka gjetur të pajetë.
Njoftimi nga policia:
“Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia”.