Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së djeshme, ku efektivi i policisë Erion Goxharra qëlloi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi u përfol se ky i fundit i kishte ngacmuar partneren.
Mësohet se në fakt, arsyeja e vërtetë për këtë konflikt është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin, teksa ky i fundit ishte edhe i martuar.
Flitet se e shoqja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një lidhje jashtëmartesore.
Historia mendohet se është zbuluar rreth 4 muaj më parë, ku çifti kanë pasur edhe debate në familje, teksa dje Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës.