Një hetim dhe përgjim disa javorë i prokurorisë së Tiranës ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj ka zbuluar se në një laborator të improvizuar krijoheshin karta identiteti Britanike, Italiane, Patenta, Diploma e deri në tituj pronësie të falsifikuar.
Në kuadër të operacionit “falsifikimi” janë arrestuar tre shtetas të cilët do të përballen me drejtësinë. Përkatësisht Gëzim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega.
WebLajm zbardh të plotë dosjen hetimore dhe përgjimet
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:210 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
A-O Turo
B-Unë pot ë shifsha ty
A-Ça bëne si kalove?
B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë
B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
maksimumi tre
A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
B-Të mërrkurr të ejnten
A-E deri të ejnte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmëndësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër,mirë
A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kart Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
kartat shëndetësore,a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
A-Ë kartën,kartën e patentën
B-Këto,këto I ke të sigurta
A-Po
B-Kështu
A-Ti jap këto unë
B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
A-Unë quhem Arjanë
B-Arjan,unë e kam Arturë
A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
A-Meri dy
B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
B-Klas të katërt
A-Klas të katërt po
B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën
përnjëherë
A-Po
B-Ça po shkrun ti?
A-Numrin tëm që tmë marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
A-Po
B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefonë
B-As mos e diskuto atë muhabetë
A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
B-Si tonat
A-Përshëmbull dokumentat tona a…
B-Ça do ti,patenta
A-Patent na nji
B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
A-Po
B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
A-A shpërndajm
B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
shqiptare,Tafton
A-Po kartën,kart Greke
B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
A-O Tur hajd pra gjith të mirat.
Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
B-Ashtu fallco greke?
A-AA
B-Kartë.
A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
A-Karta I bëhet domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-po I mori të gjtiha ai.
A-Stë dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pzar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk I njeh mirë ti se ca jan!
A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.
B-Du me nejt…..
A-jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.
B-Ca të doj ai
A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
B-Karta!
A-Ha
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lek
A-Tetëdhjetë mijë lek
B-Eeee.
A-Se se mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thaës që dje a pardje.
B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
…….
B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
A-Po psae se more?
B-Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës
A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
A-Po të mar në telefon.
B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.
U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambjentet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit leje drejtim e shtetësisë greke me gjeneralitetet Ermir Shatri i datëlindjes 09.06.2003, me nr.937285571, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.
Me datë 09.11.2022, u mor kontakt me bashkëpunëtorin dhe me procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 6 (gjashtë) kartëmonedha të prerjes 2000 (dymijë) lekë me numrat e serisë QJ917756, YP608107, ZM800146, QK024479, QE259055 dhe QY415191 UC8700667336 dhe UC2608231285, për realizimin e blerjes së simuluar.
Referuar raportit të shërbimit të datës 09.11.2022, policia gjyqsore e vendosur në shërbim sipas autorizimit të prokurorit, për kryrjen e veprimeve simuluese. Në orën 14:50 është afruar bashkëpunëtori përgjatë rrugës “Myslym Shyri” dhe ka ecur në drejtim të rrugës “Besim Imami” dhe është ulur në brendësi të një bar kafe në këtë rrugë e cila është ngjitur me hyrjen e banesave të shtetasve të dyshuar për kryerjen e aktivitetit kriminal Gëzim Xhafa dhe Artur Bramo. Përreth pas 5 minutash në këtë bar kafe është futur dhe shtetasi Gëzim Xhafa i cili është ulur me bashkëpunëtorin dhe kanë qëndruar aty në lokal përreth 15 minuta dhe pasi kanë dalë në dukje janë përshëndetur, dhe bashkëpunëtori ka vazhduar drejt rrugës “Myslym Shyri” ndërkohë që Gëzimi ka qendrua në bar kafe. Për shkak të rezikut të mosdekonspirimit të shërbimit nuk është bërë i mundur fiksimi dhe fotografimi i takimit. Është marrë kontakt me bashkëpunëtorin në ambjentet e DVP Tiranë ku ka paraqitur tre dokumente të llojeve “Kartelë e pasurisë së paluajtshme, çertifikatë regjistrimi pronësie në emër të shtetasit Bujar Bedri Bega dhe kartelë pasurisë së paluajtshme me kod unik 821086274” të dyshuara të falsifikuar të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 09.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24 të datës 09.11.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:
A – Bshkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
A- O Gëzim, si je?
B– Hë mo, ça bon?
A– Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?
B– Asnji gja.
A– Ka dal mirë ai!
B– Po shife mo, aty e ke.
A- Kjo smë duhet ma.
B- Ajo ske ku e fut ti kete, jane dixhitale.
A- Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.
B- Hë!
A- Unë e solla.
B- Hë.
A- Do një kartë italiane ose greke.
B- Do greke!?
A-Po po rri në Angli ai.
B- Do tofni apo do kshu?
A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.
B- E do kshu plastike! Plastike e don !?
A– Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.
B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?
A– Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë.
B- Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale.
A– Po se ato janë më të sigurta më tha.
B- Po.
A– Si problem, se e bo me datë të vjetër.
B-Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)..
A– Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.
B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.
A– Tani.
B- Meri dhe këto. Mbaji, ta pysim!
A– Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)
B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!
A– Të mi çoj ai mu. Aaa?
B- Dyqind euro.
A- Dyqind euro.
B- Dyqind euro, e ke origjinale.
A- Ti tham unë.
B- Janë të vjedhme atje.
A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!
B– Dyqind euro
A– Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.
B– Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.
A– Të çoj vetëm fotografi.
B– Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.
A- Po okej.
B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.
A- Flokët i con dhe në foto, po i shkru dhe ai.
B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.
A- Okej.
B- Ëë.
A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.
B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.
A-Po.
B- Ene boje kshu, në rregull.
A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.
B- Po në rregull.
A– Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.
B- Mirupafshim!
U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambjentet e DVP Tiranë ku ka paraqitur disa dokumente dhe konkretisht 1 (një) çertifikatë regjistrim pronësie e datës 08.11.2022, në emër të shtetasit Bujar Bedri Bega. 1 (një) kartëlë e pasurisë së paluajtshme me kod unik 8271086274, e datës 08.11.2022 dhe 1 (një) kartelë e pasurisë së paluajtshme me datë 08.11.2022, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtyre dokumenteve.
Me datë 16.11.2022, u mor kontakt me bashkëpunëtorin dhe nga ana jonë me procesverbalin e datës 16.11.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan Kartëmonedha të prerjes 1000 (njëmijë) lekë copë 24 (njëzet e katër), me nr. Serie GA8xx56xx, GC0508916, GC1870933, GA6738719, GB827xx10, GA2743747, GA9746042, GB1482957, GA8714005, GB5893293, GB1808947, GA6758292, GA3541970, GA129938, GB5609764, GB9177208, GA0xx4446, GB3484347, GB1483302, GC0603137, GA2070270, GB4283565, GB4282587, GB9155110, për realizimin e blerjes së simuluar.
Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 16.11.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 17.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 16.11.2022 ora 11:45 deri në orën 11:48 të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:
A – Bshkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
A- Hë Gzimo ça bone , si je a u lodhe?
B– Hajt mo mir.
A– Skam qen mir fare
B– Ça ke?
A– Tensioni e ………po ça ke bo?
B– Hiç.
A- Je lodh?
B- Hajt mo.
A- Shifi kto njëherë.
B- Po ça?
A- Atë kartën pra italiane.
B- Kartën italiane.
A- Po .
B- Si?
A- Si folëm atë ditë ,nuk o boshe.
B- A e do të thjeshtë apo më të mirë?
A- Ti e din se si bohet ajo se ku di gjo un.
B- Kto jan çmimet o burr ka dhe t lirë ka dhe të mirë.
A– Po pra a mthe 200 (dyqind) atë ditë.
B- Po
A– Për sa e ban?
B- Tani ti fus vet un?
A– Aa?
B- Ti fus vet un?
A– I ke aty mor burr emrat.
B- Gjatësinë,sup,flokët,këto po i vej kafe un po për gjatësinë të paktën.
A– 1.72(një e shtatëdhjetë e dy) është ai.
B- Me këtë emer e do?
A– Po, 1.72(një e shtatëdhjetë e dy) bonja se çaq është ai se e maj men.
B- Nejse mo e ke ndor ti.
A– Ti jap lekt tani?
B- Po kot mo mboni pershtypje,për atë….. që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?
A– Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e sdi gjo se ka i merr do lek, ka i merr ca lek. 200(dyqind) i ke këtu.Numëroi po dush.Je në rregull?
B- Tashi,nesër.
A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..
B- Thash un ngaqë i ka kap ai Artan Lame, kishin kap ato të ……….
A- Po jo or ska lidhje fare, ska lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.
B- Hajt mirupafshim.
Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 18.11.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.
U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambjentet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit kartë identiteti me gjeneralitetet Sabin Tufa i datëlindjes 10.10.1994, me nr.AY3063155, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.
Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23 të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:
A – Bshkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
B-Hë mo!.
A-Hë, Gzim si je?
B-Ça bone?.
A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.
B-Pse mo!?.Ça kishte gishti?.
A-Ça ke bo?.
B-Hiç.
A-A po të ecin punët?.Paska dal mirë!.
B-Po.
A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi.Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.
B-……biles, biles kan ik këta?.
A-Jo mo, janë atje ato.Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.
B-Jan atje ato!?.
A-Po
B-Ooo, atje i ke origjinale fare.
A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë.Bashkëpunojmë.
B-Po normal.
A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tre ditë, pesë ditë, shatatë dit.
B-Jo mo vëlla jo.
A-S’haptë telefonin.I tham sot, sot.A e kupton?.
B-As nuk bëhet fjalë fare.
A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he, e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare,i çova me foto gishtin, çe jam në spital.Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj.Nesër thash, shkoj e marr.
B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?.
B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.
A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi.E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti?.Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz.Se ne kshu punësh bojnë.
B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.
A– Po i pat ra ai!.
B-Po i ke ra ti!.
A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin.Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër.Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.
B-Po, po.Ti ishe pardje këtu.
A-Po, s’më nuk më pau pra!.
B-Po s’të ka njof more.
A-Po pa, po si fola.
B-Hajt mirë.
A-Hajt pra.
B-Të iki unë?.
A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .
B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.
A-Të baj telefon, kismet të hanën.
B-Aaa!?.
A-Hajt cao o Gzim.Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej.Se mi nis ai, sot ose nesër.
U përpilua vendimi i ekspertimit për dokumentet e lartpërshkruara të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative policia gjyqsore vihet ne dijenise shtetasi Shpëtim Bega është i përfshirë në aktivitet antiligjor, në formën e falsifikimit të dokumentave zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, leje drejtimi shqiptare të automjeteve/ diplomave shkollore etj.. kundrejt pagesave. Këtë aktivitet e kryen në bashkëpunim me shtetasin Gëzim Xhafa. Këta shtetas realizojnë dhe ndryshimin e mbiemrit të persojnit në çertifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE, në rastet kur personi ka marrë edhe ekspuls në këto vende.
Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsfikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë. Dyshohet se shtetasi Gëzim Xhafa falsfikimin e dokumentave zyrtare e kryen në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Gani Luzi”, në Tiranë.
Shtetasi SHpëtim Bega luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për shtetasin Gëzim Xhafa. Gjithashtu është evidentuar dhe shtetasi Mustafa Rushiti, i cili ka si rol gjetjen e personave që kërkojnë të sigurojnë dokumentat e falsifikuara, si dhe realizon lidhjen e tyre me shtetasin Gëzim Xhafa.
Nga informacionet e marra gjithashtu rezulton swe se këta shtetas frekuentojnë bar-kafe “Lokali i Malokut”, i cili ndodhet mbrapa “Kishës Katolike” në rrugën “Gani Luzi” rreth 100 metra në thellësi në krahun e djathtë. Shpëtim Bega ka në përdorim numrat e telefonave 0xx4839xx0 dhe 0xx7xx9805, si dhe qarkullon gjithmonë me bicikletë.
Nga raporti i shërbimit i datës 23.11.2022, rezulton se nga vezhdimi në orën 08:30 në rrugën “Gani Luzi”, rreth 100 metra në thellësi, në krahun e djathtë në afërsi të bar-kafe “Lokali I Malokut”, në një tavolinë në pjesën e jashtme të këtij ambjenti ishte ulur subjekti Gëzim Xhafa, i veshur me një palë pantallona të zeza dhe një xhup të zi, së bashku me dy shtetas të tjerë njëri në dukje si me flokë biond me moshë në dukje rreth 50-60 vjec, i veshur me pantallona ngjyrë blu si dhe një shtetas tjetër i cili në dukje është i po të njëjtës moshë rreth 50-60 vjec, i veshur me pantallona blu dhe xhup ngjyrë kafe. Për shkak të mosdekonspirmit të procedimit nuk u bë i mundur filmimi ose fotografimi i këtyre shtetasve. Në rrugë operative është marrë informacion se këta shtetas të ulur në tavolinë së bashku me subjektin janë shtetasit Shpëtim Bega i datëlindjes 23.06.1963 dhe Mustafa Rushiti i datëlindjes 01.03.1962.
Për sqarimin e rrethanave të hetimit ju bë kqyrje sistemeve policore Tims dhe Deepsee, për shtetasit Shpëtim Bega dhe Mustafa Rushiti.
Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se për shtetasin Shpëtim Mustafa Bega e datëlindjes 23.06.1963 ka të dhëna se ky shtetas është arrestuar në flagrancë me datë 24.04.2009, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, pasi i janë konstatuar pasaporta bullgare dhe një sasi dokumentash të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim në bazë të urdhërit nr.1624 dt.20.02.2011, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës nr.1139 datë 27.02.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga kqyrja e sistemit Deepsee ka rezultuar se për shtetasin Mustafa Sulo Rushiti i datëlindjes 01.03.1962, ka të dhëna se me datë 02.07.2001, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin e tyre u gjetën e sekuestruan dok shtetërore të paplotësuara si dëshmi aftësie automjeti, leje qarkullimi, vërtetime bankare të kursime me vulë e me firmë të cilat përdoren për falsifikim.
Referuar procesverbalit të interceptimeve të impulseve telefonike për numrin e celularit 0xx2470288, në përdorim të shtetasit Artur Bramo rezulton se ky numër celulari në ditë të ndryshme ka thirrje dhe biseda telefonike me numrin e celularit 0xx4407173. Në rrugë operative është marrë vesh se ky numër celulari është në përdorim të shtetasit Gëzim Xhafa, numër ky që përdoret për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Në zbatim të autorizimit të Prokurorit për kryerjen e veprimeve simuluese dhe përgjim ambjental të datës 25.11.2022, janë përpiluar procesverbalet të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike i datave 26.11.2022, 30.11.2022, 01.12.2022, 02.12.2022, 05.12.2022 në të cilat nuk ka të dhëna në interes për hetimin.
Bazuar mbi procesverbalin e realizimit e përgjimit të telekomunikimeve të datës 11.12.2022, në zbatim të vendimit Prokurorit datë 25.11.2022, vendimit të vleftësimit nr.xx/1 datë 25.11.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për procedimin penal nr.7629, të vitit 2022 në të cilin janë realizuar përgjimi i telekomunikimeve të numrave celular, 0xx4407173, 0xx4839xx0 dhe 0xx7xx9805.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikiemve elektronike të datës 30.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- xx4407173: Alo.
- 675xx0015: Alo, si e kalove?
- xx4407173: Mirë.
- 675xx0015: Kam një porosi për ju vlla, ku mund tua sjell. (dyshohet se kur flitet për porosi flitet për të bërë porosi për dokumentet të falsfikuara)
- xx4407173: Po ku…. po takohemi për nja gjys ore ke kisha.
- 675xx0015: Po ore vij ishalla.
- xx4407173: Eh.
- 675xx0015: Vij për një gjys ore me ke aty n dasht allahu… a n rregull.
….
- xx4407173: Po.
- xx2525840: O Gzim.
- xx4407173: He.
- xx2525840: Hajde se të kërkojnë ato dy shoqet.
- xx4407173: Eeee po unë vonohem thuj një çik mo po…
- xx2525840: A ti maj unë letrat?
- xx4407173: po maj, maj të gjitha
- 675xx0015: Vij për një gjys ore me ke aty n dasht allahu… a n rregull.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 01.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- xx7xx9805: Alo.
- xx4407173: Hë mor.
- xx7xx9805: Alo hë si u gdhive?
- xx4407173: Hë mo ku je?
- xx7xx9805: Po knej vërdallë jam mor po kam një çik punë në dorë ene…
- xx4407173: Qa pune ke në dorë, ke shumë gjatë e….?
- xx7xx9805: Po nja një orë po njëherë, treçerek ore, një orë, treçerek ore….
- xx4407173: Mirë ta lëjmë në njëmbëdhjetë aty.
- xx7xx9805: E mirë, mirë.
- xx4407173: Eh
- xx7xx9805: Mirë, mirë m rregull.
- xx4407173: Hajde mirë hajde.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 25.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- Sms text nga numri i celularit xx616xx00: A morojm dot deri nesër në ora 13 se shkon njeri në orën 15 për Itali mkthe përgj. Cfar ti them. (dyshohet se flitet për porosi letërnjoftimesh apo pasaporte për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë)
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 30.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- Sms text nga numri i celularit 67xx22757: Fation Nikolli 06.06.1988, Atësia: Pashk Nikolli, Vendlindja: Kalivaç, Nr. Amz 1097.Vetëm nesër më duhet patjetër. Mos ma le mbas dore. (dyshohet se numri i lartpërmendur i bën porosi subjektit Gëzim Xhafa për një dokument shkolle të dyshuar të falsifikuar me gjeneralitetet e lartëpërshkruara).
- Sms text nga numri i celularit xx4407173: ok
Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:
- Sms text nga numri i celularit 67xx22757: Mos ma ke ngatërruar atë të notave se është në emër tjetër. Ok vetëm mos më vono më se duhet të iki.
- Sms text nga numri i celularit xx4407173: Fation
- Sms text nga numri i celularit 67xx22757: Po pra.
- Sms text nga numri i celularit xx4407173: Nga ora 5:30. Po qe ta bëj nesër mëngjes brenda orës 10
- Sms text nga numri i celularit 67xx22757:Ta coj në ëhatsap up ta shikosh.
Sms text nga numri i celularit 67xx22757: Po këtu është lulzim shkëlqim loci. Duhet bër prapë. Sic ti kam cu. I ke të dhënat më sipër. Ok vetëm se nësër duhet dmth në 12 të jet gati. Edhe emri Fation me i.
Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:
- Sms text nga numri i celularit 67xx22757: Është ngatërru në tepelenë. Ok edhe dicka se harrova shiko që nr id të jen të njëjt. Kalivac i bie në lezhë. Bejmë dot ndonjë sforcim të fundit. Më ka mërzit.
- Sms text nga numri i celularit xx4407173: Mir.
- Sms text nga numri i celularit 67xx22757: Taksirat nesër më shkruar kur tjesh gati. Jo është në lezhë
- Sms text nga numri i celularit xx4407173: po unë hapa mapsin dhe doli tepelenë
- Sms text nga numri i celularit 67xx22757:Se më ka stresuar keq fare.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- xx3782571: Hë mor.
- xx4407173: Hë.
- xx3782571: Hë.
- xx4407173: Veje numrin personal të spajkut…
- xx3782571: Duhet ëëë…
- xx4407173: Ëhë ….
- xx3782571: Ja ta marr unë tashi në telefon….
- xx4407173: Eh.
- xx7xx9805: E mirë, mirë.
- xx4407173: Eh
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- xx6148078: Alo.
- xx4407173: Eee….
- xx6148078: Hë…
- xx4407173: Se se harrova muhabetin ça numra aty që bana unë tashi.
- xx6148078: Qa numri.
- xx4407173: Numrat ke…. ke ajo dhe kol dhe nr-ja. (numrat kol dhe nr-ja referuat në bisedë janë numra të cilët zakonisht vihen në kontratat noteriale)
- xx6148078: A të vij tani unë.
- xx4407173: Jo m po shkruaje veje aty…
- xx6148078: Si qa ti bëj.
- xx4407173: Shkruaj nënëtëqind e njëzet e shtatë e shtatëqind e dyzet tjetrën poshtë.
- xx6148078: Mos ja fus kot unë tani po ska gjë po vij nesër në mjes.
- xx4407173: A mor ke parasysh, ku është ajo…
- xx6148078: Po nuk e di mo… po do vij nesër në orën tetë, dy minuta….
- xx4407173: Mirë hajt.
- xx6148078: Se kam larh tani a e kupto e kam lanë në makinë.
- xx4407173: Makinën e kam në parking.
- xx6148078: Mirë hajt.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 03.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- Sms text nga numri xx4407173: Mgjes nisani kush është pronari.
- Sms text nga numri xx4042224: i shkrujte te letra. Xhulian mecani.v mbaroje dhe atë tjetrën të vij ti mar
- Sms text nga numri xx4407173: Kur të mbaroj të bëj sms. Ato dy të parat i ke gati
- Sms text nga numri xx4042224: babai i blerësit arif hoti.vazdho se mi solli
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- Sms text nga numri xx4009990: Sokol robo, numri licensës 1840, ok rrofsh.
- Sms text nga numri xx4407173: Masdite të celë.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- Sms text nga numri xx3798489: Malvina koci 22.07.1990 jetmir madani 23.04.1983 vendlinje tropoj bulevardi bajram curri.
Në bazë të autorizimit për kryerjen e veprimeve simuluese dhe përgjimeve ambjentale janë autorizuar oficerët e DVP Tiranë për kryerjen e veprimeve simuluese që konsistojnë në veprime të ndryshme për mbledhjen e provave për personat e dyshuar dhe në administrimin dhe blerjen ose dokumenteve të falsifikuara nga persona të dyshuar.
Janë lidhur marrëveshjet me bashkëpunëtorin lidhur me kryerjen nga ana e tij e blerjeve të simuluar si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Nga ana jonë procesverbalin e datës 13.12.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 6 (gjashtë) kartëmonedha të prerjes 2000 (dy mijë) lekë me numra serie QB400942, PU591015, YP054399, QP104600, QH79xx76, QX116323 si dhe një fotografi me përmasa 3×4 cm bashkëpunëtorit për realizimin e blerjes së simuluar.
Referuar raporteve të shërbimit të datës 13.12.2022 dhe 14.12.2022 na rezulton se konkretisht me datë 13.12.2022 bashkëpunëtori është takuar më subjektin Shpëtim Bega në kryqëzimin e 21-Dhjetorit, në krah të dyqanit “Vodafone” dhe më pas janë ulur në një bar kafe me xhama të errët pa emër në krah të lokalit “Mulliri i Vjetër”, ku kanë qëndruar për disa momente dhe më pas janë larguar. Me datë 14.12.2022 bashkëpunëtori është takuar me subjektin Shpëtim Bega në kryqëzimin e “Rruga Ura”, përballë me Komisariatin nr.4 të Policisë Tiranë dhe janë ulur një bar kafe pa emër ngjitur me bar kafe “Alimadhi bar”, ku kanë qëndruar ulur në tavolinën e verandës të këtij lokali. Pasi u largua subjekti, u mor kontakt me bashkëpunëtorin i cili na ka paraqitur brenda një letre të bardhë të mbështjellë ku në brendësi të saj ishte një leje drejtimi e shtetësisë shqiptare me gjeneralitetet Kujtim Berisha, i datëlindjes 17.11.1981, me nr.B88505024K të marrë nga subjekti në takimin e realizuar, dokument ky i dyshuar i falsifikuar, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. U përpilua vendimi i ekspertimit për këtë dokument.
Në kuadër të hetimeve janë përpiluar raportet e shërbimit lidhur me adresat e banimit të shtetasve të dyshuar nga të cilat rezulton si më poshtë vijon:
- Gëzim Rexhep Xhafa i datëlindjes 04.04.1958, banon në adresën rruga Gani Luzi pallati nr.28, hyrja nr.1, kati i dytë, apartamenti nr.3 përballë me gjimnazin “Arben Broci”
- Artur Mitat Bramo i datëlindjes 21.02.1963, banon në adresën rruga Gani Luzi pallati nr.19, shkalla nr.1, kati i dytë, apartamenti nr.4.
- Shpëtim Mustafa Bega i datëlindjes 23.06.1963, banon në adresën rruga “Muhamet Gjollesha” pallati 77/1, shkalla nr.1, kati i tretë, apartamenti nr.9, mbrapa shkollës 9-vjecare “Sabaudin Gabrani” ose në vendin e quajtur parkimi i furgonave të Vlorës.
- Mustafa Sulo Rushiti i datëlindjes 01.03.1962, banon në adresën rruga “Blv Gjergj Fishta” pallati nr.8, hyrja nr.1, kati i katërt, apartamenti nr.8, pallati ngjitur me godinën e institucionit “OSHEE”.
Gjithashtu nga raporti i shërbimit i datës 12.12.2022 na rezulton se këta shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale takimet me klientët e kësaj veprimtarie i kryejnë në ambjentet e lokalit të quajtu “Lokali i Malokut” me adresë rruga “Gani Luzi” ambjent i llojit bar kafe në katin e parë të ndërtesës nr.22, në pronësi të shtetasve Mitër Zef Përvataj i datëlindjes 12.07.1949 dhe Arben Mitër Përvataj, i datëlindjes 01.11.1973.
Nisur nga sa është përshkruar më sipër, nga hetimi rezulton se shtetasit Gëzim Rexhep Xhafa i datëlindjes 04.04.1958, Artur Mitat Bramo i datëlindjes 21.02.1963, Shpëtim Mustafa Bega kryejnë aktivitetin kriminal të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar nga nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal.
Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Proçedurës Penale u urdherua regjistrimi i emrit të personit që I atribuohet vepra penale e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” “Prodhimi i mjeteve per falsifikimin e dokumenteve” parashikuar nga nenet 186 dhe 189 dhe 192 të Kodit Penal. :
Gëzim Rexhep Xhafa i datëlindjes 04.04.1958,
Artur Mitat Bramo i datëlindjes 21.02.1963
Shpëtim Mustafa Bega
Pra në analizë të fakteve të mësipërme, në ekzistencë të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për kryerje te vepres penale nga këto subjekte, është e detyrueshme që në ngarkim të tyre të caktohen masa të sigurimit personal në përputhje me kushtet dhe kriteret ligjore sipas parashikimeve të neneve 228, 229, 230, 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Masat e sigurimit personal në lidhje me të hetuarit kërkohen nga ana jonë bazuar:
- Në ekzistencën e fakteve të dyshuara si të ndodhura dhe që përbëjnë vepra penale,
- Ne rrezikun e marrjes se vertetesise se provave ne ngarkim te tyre
- Ekzitencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova në lidhje me këto vepra penale,
- Ekzistencën e rrezikut të ikjes me qëllim shmangien nga procedimi penal për të hetuarit,
- Rrethanave individuale për secilin të hetuar,
- Rrezikshmërinë e veprave të kryera dhe të autorëve që i kanë kryer ato,
- Pasojat e ardhura nga veprat e kryera,
- Marzhet e dënimit që parashikohen në ligj.
Për të provuar sa më sipër shërbejnë aktet dhe provat që i bashkangjiten kësaj kërkese.
Për këto arsye në bazë të neneve 228, 229, 230, 238. 244, 245 të K.Pr.Penale,
K Ë R K O J :
Caktimin e masave te sigurise ndaj personave nën hetim:
Gëzim Rexhep Xhafa i datëlindjes 04.04.1958
I dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” “Prodhimi i mjeteve per falsifikimin e dokumenteve” parashikuar nga nenet 186 dhe 189 dhe 192 të Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest ne burg”
Artur Mitat Bramo i datëlindjes 21.02.1963
I dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” “Prodhimi i mjeteve per falsifikimin e dokumenteve” parashikuar nga nenet 186 dhe 189 dhe 192 të Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest ne burg”
Shpëtim Mustafa Bega
I dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” “Prodhimi i mjeteve per falsifikimin e dokumenteve” parashikuar nga nenet 186 dhe 189 dhe 192 të Kodit Penal
Te caktohet masa e sigurise “arrest ne burg”