WebLajm ka siguruar ekskluzivisht vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Shkodrës të cilët më 17 Korrik 2024 kanë vendosur ta nxjerrin nga qelia duke i hequr prangat Ersild Ishmit.
Ky vendim duket se pas konfliktit të kanosjes me armë të kuzhinjerit të hotel holiday do të hapte dyert e një konflikti tragjik.
Pasi Ishmi ka dalë në arrest shtëpie dhe ka qenë i detyruar të mos lëviz nga banesa, ai mbrëmjen e djeshme ka shkuar sërish pranë hotelit dhe është përplasur me vëllezërit Edmir dhe Gezim Frroku.
Ata janë shpallur në kërkim dhe janë autor të vrasjes se Ishmit dhe Arsid Hoxhës.
Masa sigurisë është kërkuar nga Prokurori i Shkodrës Albert Murçaj dhe miratuar nga gjyqtarja Egla Mirashi.
Çuditërisht prokuroria, ka çuar Ishmin me dy akuza të rënda: si Kanosje me Armë dhe Armbajtie pa Leje, por nga ana tjetër kërkon arrest me afat 30 ditor, ndërsa gjykata e ka liruar menjëherë me arrest shtëpie!
Gjykata në mbështetje të neneve 253, 256, 259, 228-230, 237, 244, dhe 245 te Kodit te Procedurës Penale, VENDOSI:
1. Vleftësimin si të ligjshem të ndalimit për personin nën hetim Ersild Arben Ishmi.
2. Caktimin e masës së sigurimit ndaj personit nën hetim Ersild Arben Ishmi atë te “Arrest nē shtēpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Urdherohet personi nën hetim Ersild Arben Ishmi, tẽ mos largohet nga banesa e tij e ndodhur me adresẽ: Lagjen “Salo Halili”, Bahca e “Cakajve”, Bashkia Shkodër.
4. Urdherohet lirimi i personit nēn hetim Ersild Arben Ishmi, nga dhomat e paraburgimit pranë Komisariatit të Policisë Shkoder, nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim penal tẽ formēs sẽ prerë.
5. Ngarkohet Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë kësaj giykate me ekzekutimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit tē Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditve nga njoftimi i vendimit.
U shpall në Shkodēr, sot më datë 17.07.2024
GJYQTARE EGLA MIRASHI
Shënim / Kur drejtësia flet rruga e vetme është ankimi. Por kur pas të tilla vendimeve ngjarjet kriminale nuk reduktohen por shtohen dhe fatëkeqësisht ka viktima dhe plagë të hapura! Atëher drejtësia e ka humbur qëllimin e saj, rehabilitim dhe ndëshkim.
VENDIMI / DOKUMENT