Gjykata e Posaçne ka vendosur të pranojë kërkesën për sekuestro preventive mbi pasuritë e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim për abuzime me fondet e BE, kërkes e paraqitur nga SPAK.
Bëhet fjalë për shumën rreth 20 milionë lekë, të sekuestruara nga llogaritë bankare të Beqajt, Ermal Kurtulajt, Bjona Zijajt, Bledar Lekës, Gazmend Haxhisë, Elton Marinit.
Gjithashtu në sekuestro është vënë edhe 19.4% të aksioneve të restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës, përmes së cilit dyshohet se Beqaj dhe bashkëpunëtorët kanë kryer fatura fiktive për të zhvatur fondet e BE në SASPAC.
Në sekuestro janë vënë edhe tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim Ermal Kurtulaj dhe Elton Marini.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:
14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazmend Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim;
4. Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..
5. Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim Ermal Kurtulaj dhe Elton Marini.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.
Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.
Ndërkoh SPAK ka caktuar edhe administratorin shtetëror për të administruar këto pasuri, mes tyre edhe aksionet e Restorant GZONA
21/08/2024 Numri i ceshtjes: CN-351978-08-24
Arsyet e hapjes se ceshtjes: Depozitim i kërkesës Nr. 4302 Prot., datë 20.08.2024, ardhur
nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, dhe
dokumentacionit shoqërues, protokolluar nga QKB me Nr. 12215 Prot., datë 21.08.2024,
për caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi 19,4% të kuotave të
shoqërisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” SHPK, pajisur me NUIS
(NIPT) L91329021O, dhe emërimin e administratorit për administrimin e pasurive të
sekuestruara.
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek administratoret:
eshte shtuar administratori: (“Razie Shehu”) Nga data
“20/08/2024
Lista e Dokumenteve: