Dy persona janë përplasur fizikisht me sende të forta në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, pas një aksidenti të ndodhur aty.
Dy vajza kanë fërkuar automjetet, dhe më pas dy të afërmit e tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta.
I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti (tashmë ndodhet në spital), i cili është konfliktuar me Marjo Bajramin.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë i përket.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe Marjo Barami.
Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”.