Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë Ismail Zeneli, një nga pjesëmarrit e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani, ish zv/drejtori i policisë së Tiranës.
Në dosjen e SPAK, zbulohet se Zeneli donte të vriste vëllezërit Nela në Britani, si një akt hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në Britaninë e Madhe në 2013.
Mēsohet se ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë dje, ndërsa u arrestua në Valencia të Spanjës ku dhe banonte në 2 dhjetor 2023.
Zeneli akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut dhe në disa vende të Europës.
Gjithashtu ai akuzohet se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela të cilët jetonin në Britani.