Gjatë operacionit “Plani” në Memaliaj nga DVP Gjirokastra në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA” u arrestuan shtetasit:
- Edvin alias Andrew Bode (shtetasi në kërkim)
- Julian Kalemi
- Andrea alias Adriatik Kalemi
Pak javë më parë në një atentat mafioz u ekzekutua në Memaliaj babai Adriatik Kalemi teksa ndodhej në lokalin e tij.
Në banesën e Adriatik Kalemajt, policia gjeti 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Sipas policisë 52-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
‘Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje dhe të një shtetasi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA”, operacionin policor të koduar “Plani”.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K., Policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. B alias A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P..
Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., 42 vjeç, i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.
Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.