Kevin Cungu, 22 vjeç është arrestuar nga policia pasi abuzoi seksualisht me një adoleshente, ndërsa ishte në arrest shtëpie.
Mësohet se dyshja janë njohur në rrjete sociale dhe autori e ka bindur 15-vjeçaren që t’i shkonte në shtëpi.
Autori ndodhej në arrest shtëpie pasi akuzohet për plagosjen e Rexhep Xhekjas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.