Një 33-vjeçare është arrestuar pas dhunës që ka ushtruar ndaj të shoqit.
Mësohet se E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.
“Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij”-thuhet në njoftimin e policisë.