Të shtëna me armë janë shënuar në Don Bosko. Sipas informacioneve të para, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Autori ka qenë me kapele, ka qëlluar dhe është larguar me një automjet tip Golf 5 me xhama të zi. Automjeti më pas është gjetur i djegur në zonën e Institutit.
Të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezi 45 vjeç me një plumb në krah dhe një në mushkëri, si edhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, ky i fundit plagosur me një plumb në këmbë. Ata kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes. Autori ka dalë nga makina, ka qëlluar me silenciator dhe është larguar.
Shënjestër dyshohet të jetë Kastriot Elezi. Sipas të dhënave ai është person me precedent penal të mëparshëm për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.
Njoftimi nga policia:
Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.