Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për presidentin e klubit “Iliria”, Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin.
Ndërsa për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, në datën 30 gusht të këtij viti, kërcënuan me anë të një mesazhi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.