Mark e njohur e automjeteve Volkswagen duket se do të trondis tregun e punës në Gjermani. Fillimisht bloomberg e më pas mediat botërore i kanë dhënë jehon planit për uljen e kostove, reduktimin e stafit dhe mbylljen për herë të parë të linjave të prodhimit në gjermani.
Për herë të parë, Volkswagen po shqyrton mbylljen e mundshme të fabrikave të saj në Gjermani për të ulur kostot. Sipas Bloomberg, pakti për ruajtjen e vendeve të punës të 110 mijë punonjësve deri në vitin 2029 i nënshkruar me sindikatat mund të jetë gjithashtu për diskutim. Grupi Wolfsburg “po intensifikon masat e tij shtrënguese dhe gjithashtu dëshiron të reduktojë masivisht kostot e personelit”, raporton Handelsblatt.“Siç u njoftua sot nga bordi i drejtorëve i udhëhequr nga CEO Oliver Blume me rastin e një ngjarjeje menaxheriale, kompania po planifikon një paketë masash që ka të ngjarë të shkaktojnë trazira të rënda të punonjësve” dhe “marrëveshjet për sigurinë e punës dhe fabrikën në Gjermani janë në rrezik.”