WebLajm.com raportoi pak ditë më parë se ministri Ervin Hoxha në fillim të shtatorit do të bëj edhe lëvizjet e para në polici.
Rrokada duket se do të nis me numrin një të Policisë ku të premten Ministri Hoxha do të prezantojë edhe çeljen e konkursit për zëvëndësimin e Rrumbullakut gjatë takimit me të gjithë drejtorët e qarqeve, ora 10:00.
Ndërsa burime sqaruan se ndryshimet në polici do të prekin edhe Kryeqytetin dhe disa qytete të rëndësishme në vend. Ndryshime në kupolën drejtuese pritet të ketë edhe policia rrugore.
Po ashtu të premten pritet edhe një analizë e detajuar e problemeve të hasura gjata sezonit turistik dhe arritjeve nga uniformat blu.
Përkohësisht deri në zgjedhjen me konkurs të kryepolicit me komandin do të caktohet një nga zv.drejtuesit aktual.
Edhe pse zyrtarisht ska asnjë konfrimim për dorëheqien e Rrumbullakut, weblajm.com mëson se ai ka refuzuar të shkruaj një letër dorëheqie por në zbatim të ligjit të ri i ka hapur rrugë konkursit duke mos aplikuar për një mandat tjetër.