Ditën e sotme në Shkodër është bërë atentat me armë ndaj një mjeti Range Rover në lagjen Partizani.
Mësohet se të shtënat me armë janë drejtuar ndaj automjetit në pronësi të Sokol Kajoshit, teksa personi që drejtonte në atë moment automjetin ka qenë i biri, Arjon Kajoshi, i cili pas të shtënave ka braktisur makinën dhe është larguar.
Autori i sulmit me armë është Alban Bruçi, të cilit i është bërë atentat dy vite më parë, por që mundi t’i shpëtojë.
Sulmi me armë dyshohet të jetë hakmarrje për rrahjen e 62-vjeçarit Vladimir Bruçit, i atit i Albanit, për një vendparkim në fillim të muajit qershor. Në mesin e 5 personave që janë shpallur në kërkim në atë kohë ishte edhe Arlind Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit.