Hetimi i prokurorisë së Tiranës ka nxjerr në pah një skemë të vjedhjes së parave publike, ku fatura arrin në afro 1.2 milion euro. Rreth 500 mijë euro janë kaluar në llogarinë e shtetëasit Ilir Thana nga të cilat gjysmat janë sekuestruar.
Ndërsa rezulton se është përdorur një skemë e cila origjinën fillestare e ka 100 mijë lekë osë 1 milion lekë të vjetra për një magazinë që Thana e ka blerë pas viteve 1990.
Kjo pronë në mes të Tiranës me vendim gjykate i është hequr Thanës, por ai ka aplikuar për kompnesim dhe duke indeksuar vlerën në 100 mijë lekë ka arritur të marrë si dëmshpërblim 1.2 milion euro. E drejta që ai ka fituar ka qenë indeksimi i vlerës së blerjes, por me abuzim dhe përmbaruesit e zyrtarët ai ka indeksuar vlerën e pronës ku sishte më pronar.
Në skemë janë përfshirë përmbarues e zyrtarë të minsitrisë së financave të cilët pritet të arrestohen brenda pak ditësh ndërsa ndaj tyre është vendosur të mos lejohet të dalin jashtë vëndit dhe po mbahen nën mbikqyrje me agjentë.
WebLajm mëson se hetimet i ndjek prej 1 jave prokurori Ndini Tavani i cili është konfirmaur në sistem me vendim të kolegjit të posacëm të apelimit.
Prona në fjalë ndodhet në qendër të tiranës në zonën e njohur si ish instat institute statisitikave pas kryeministrisë.
Emrat e zyrtarëve tashmë janë të dokumentuar në proçedurat që ata kanë ndjekur me falsifikim dhe shkelje të ligjit, në respekt të sekretit hetimor WebLajm sdo ti bëj publik deri në ekzekutim të urdhër arresteve.
NJOFTIM PËR SHTYP
Dyshime për mashtrim dhe shpërdorim detyre, Prokuroria Tiranë sekuestron 22.000.000 lekë, një i ndaluar
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 8586/2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 320 të K.Penal.
Nga aktet e këtij procedimi, deri në këtë fazë të hetimeve rezulton se:
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr. 16, datë 14.07.2000 ka vendosur: “Urdhërohet zgjidhja e pasojave për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes datë 23.04.1992 të lidhur mes shitësave Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe A.K Privatizimit dhe blerësit I.Th, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme, ku objekti magazinë nr.2 i kthehet Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe kjo e fundit së bashku me AKP-në t’i kthejë bleresit I.Th vlerën e objekteve të blera (magazine dhe truall) që është 103.046 lekë të konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit”.
Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka ekzekutuar vendimin nr.9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit I.Th sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.
Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogaritë në llogaritë e I.Th vlera prej 284.139 me urdhër shpenzimi nr.90 datë 27.02.2015.
Më tej, rezulton se shtetasi I. Th është drejtuar zyrës përmbarimore, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar shtetasin I. Th në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status.
E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.
Deri në këtë fazë rezulton se Ministria e Financave ka kaluar në favor të shtetaist I. Th. shumën 48.118.366 lekë. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të shtetases Sh.P.
Organi procedues konstaton dhe çmon se ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.
Organi procedues ka urdhëruar sekuestrimin e shumës se kaluar shtetasit I. Th. dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka urdhëruar ndalimin e shtetasit I.Th., për veprat penale të parashikuara nga nenet 134/3 dhe 320 të K.Penal si dhe vazhdon hetimet në lidhje me përgjegjësinë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.