Partizani dhe Dinamo luajtën derbin mes tyre në “Arenën e Demave”, e vlefshme për javën e katërt te Superiores.
Takimi nisi mjaft mirë për blutë e Ilir Dajës, i cili debuton në stolin e “Nëndetëses”. Ata kaluan në avantazh me anë të Itodo në minutën e 5’ të takimit.
Gjithsesi, pas rasteve të shumta, “demat” rikthyen baraspeshën me Bintsouka në minutën e 33’, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.
Pjesa e dytë gjithashtu prodhojë raste pafund, teksa goli erdhi në minutën e 92’ nga Rrapaj. Por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi në të 95’-tën ishte Vila që riktheu baraspeshën me takimin që u mbyll 2-2.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, AF Elbasani mori tre pikët përballë Laccit me një fitore minimale.
REZULTATET FT:
PARTIZANI 2-2 DINAMO
Bintsouka 33’, 90+2’ / Itodo 5’, L. Vila 90+5’
AF ELBASANI 0-0 LACCI
Ze Gomes 73’/ SuperSport