Reforma në drejtësi pritet të kompletohet në fundin e vitit 2030 me efektet e plota.
Ky është plani qeverisë në dokumentin e siguruar nga weblajm.com, ndërsa mazhoranca në peojektin e saj ka shpallur Shqipëria 2030 si moto të vitit elektoral.
Sipas projektit që mbam firmën e Ministrit Uksi Manja do të plotësohen vakancat me magjistratë, do të ulet numri i dosjeve të mbartura do të ndryshohet kodi penal dhe do të ulet numri i personave që ndodhen në burgje.
Ndërsa vettingu i cili pas 6 vitesh në shkallën e parë njohur si KPK i cili mbaron së ekzistuari në dhjetor 2024 do të vijohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.
“SND 2024- 2030” synon të forcojë dhe të konsolidojë më tej Reformën në drejtësi” duke u mbështetur në objektivat me fokus:
- Konsolidimi i kuadrit ligjor në përputhje me acquis të BE dhe standardet evropiane;
- Finalizimi i procesit të vettingut në përputhje me praktikat më të mira të vendosura nga organet e vettingut;
- Ulja dhe eliminimi i backlog-ut në gjykata;
- Forcimi i mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencës për të rritur besimin e publikut në sistemin gjyqësor dhe për të promovuar kulturën e llogaridhënies;
- Ngritja e kapaciteteteve profesionale dhe integritetit të magjistratëve për një drejtësi më cilësore;
- Rritja e cilësisë së shërbimeve të ofruara në përputhje me standartet më të mira evropiane;
- Fuqizimi i edukimit ligjor të publikut dhe rritja e aksesit në sistemin e drejtësisë, me anë të informimit, sensibilizimit, ndërgjegjësimit mbi ligjin dhe sistemin e drejtësisë;
- Ulja e mbipopullimit në burgje;
- Miratimi i Kodit Penal në përputhje me acquis dhe rekomandimet e screening report lidhur me fushën penale dhe kriminalitetin;
- Zbatimi efektiv i hartës së re gjyqësore;
- Ngritja dhe funksionimi i plotë i Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve (ICMIS);
- Emërimi dhe plotësimi i vakancave të magjistratëve në gjykata dhe në prokurori përmes transferimeve dhe ngritjes në detyrë, me transparencë të plotë;
- Plotësimi i vakancave i inspektorëve të ILD-së, veçanërisht lidhur me inspektorët të profilit magjistrat;
- Zbatimi nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë lidhur me standartet e përdorura nga organet e vettingut lidhur me kontrollin e pasurisë dhe figurës së magjistratëve.