SPAK ka nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, pasi operacioni për të goditur grupin e drejtuar nga vëllezërit Çopja dështoi, madje edhe dy vëllezërit Franc e Hajdar Çopja nuk u vunë në pranga në operacionin e korrikut 2024.
Hetuesit e Posaçëm kanë dyshime se ka dalë sekreti hetimor, ndaj SPAK ka sekuestruar telefonin e drejtuesit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda. Ai madje është aktualisht kandidat në garën e hapur për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet edhe ndaj 10 agjentëve të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara në kuadër të operacionit që goditi bandën e vëllezërve Çopja në Elbasan. Gjithashtu SPAK ka marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin. Ndërsa në pyetje dhe verifikim janë disa zyrtarë të lartë policie.
Comments 1