Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit, ku i ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD, Ervin Salinaji, i cili është dënuar me burg për kallëzim të rremë.
Pak më herët, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit.
Kuvendi mësohet të ketë shprehur se Kushtetuta e përcakton qartë procedurën që ndiqet në rastin kur kemi një dënim të formës së prerë.
Ndërkohë zyra e shtypit e PD-së ka njoftuar se Salianji do të vetëdorësohet.
Pershendetje! Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.
WebLjam mëson se ai do të vuaj dënimin në IEVP Fier.