Është dhunuar me shkop bejsbolli efektivi i Burgut 313 në Tiranë, i cili po dilte nga banesa për të shkuar në punë.
Arbër Labi është goditur nga tre autorë, në afërsi të banesës së tij në Yzberisht, në rrugën “3 Dëshmorët”. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, teksa mësohet se autorët kanë qenë me një mjet tip fuoristradë të bardhë.
3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që ai ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.
Efektivi ka thënë se dyshon që sulmi të ketë ndodhur për shkak të detyrës.