Seanca e para dy ditëve në Kuvend ishte kaotike, teksa deputetët e PD, të cilët shkatërruan sallën dhe dogjën karriget, do të përballen me pasojat.
Mësohet se fatura e dëmit nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro.
Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati janë 4 deputetët që do të paguajnë më shumë, teksa fatura do t’i njoftohet secilit dhe do ju lihet kohë ta paguajnë vullnetarisht. Nëse nuk e bëjnë, do t’u mbahet nga paga.