Ashtu siç e kishte paralajmëruar në gusht, kryeministri Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mësohet se ai është trajtuar për hernien inguinale, një ndërhyrje e lehtë kirurgjikale teksa gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Më herët, lidhur me këtë ndërhyrje ai pati deklaruar:
“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale, që i kam mësuar edhe emrin, se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”.