Në ditën e parë të punës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka hedhur firmën për emërimin e parë në Policinë e Shtetit.
Ai ka emëruar në postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.
Sajmir Duçkollari është një prej 4 oficerëve të Policisë të varë nga Dritan Dajti gjatë një operacioni në Durrës më 9 Gusht të vitit 2009.