Pas reshjeve të dendura që përfshinë vendin pas mesditës, Vlora është përmbytur.
Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti ka kërkuar dhe ndihmën e ushtrisë, e cila ka shkuar tashmë atje, teksa mësohet se dhjetëra familje janë evakuar.
Përveçse rrugët janë përmbytur, uji ka hyrë edhe në disa biznese e banesa duke shkaktuar dëme të mëdha.