Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet e radhës në Ligën e Kombeve me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë që do të luhen këtë muaj.
Mes emrave spikaste dhe ai i talentit të mesfushës, Adrion Pajaziti, i cili për herë të parë do të veshë fanellën e Kombëtares A.
21-vjeçari i lindur në Londër ka reaguar pas kësaj thirrjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është krenar që do të luajë për ekipin e parë të Shqiërisë.
“Jashtëzakonisht krenar që arrita thirrjen time të parë në ekipin Kombëtar”, shkruan Pajaziti.
Ai ka luajtur 13 ndeshje për skuadrën e Shpresave të Shqipërisë, në të cilat ka shënuar dhe 8 gola.
Pajaziti është rritur në akademinë e Fulham në Angli, teksa këtë sezon do të luajë si i huazuar te Gorica në Kroaci./SuperSport