Gjykata e Korçës la në masën e sigurisë “Arrest në burg” Bledar Trëndafilin, i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.
45-vjeçari gjatë senacës ka shprehur pendesë, teksa ka thënë që nuk doja ta bëja atë veprim, por e kam bërë në gjëndje të rënduar pasi gruaja nuk më linte të shikoja fëmijët.
Ai gjithashtu është shprehur se gruaja e tradhtonte, ndaj ka marrë atë vendim ekstrem.
“E di që kam bërë gabim më bëni çfarë të doni”-ka shprehur ai në seancë, ku u njoh me masën e sigurisë.