Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik, teksa sipas ministrisë, ky vit ka pasur një rritje sa i takon numrit të studentëve të regjistruar.
Sipas të dhënave, kuotat e degëve më të kërkuara nga të rinjtë kanë qenë ata të IT dhe mjekësisë.
Nga ana tjetër, degët e gjuhëve të huaja kanë më pak regjistrime, po ashtu edhe programet e lëndëve ekzakte si dhe ato të mësuesisë.
“Së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që hyjnë këtë vit në vit të parë dhe me shokët e tyre që tashmë kanë nisur universitetin, dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët nisin sot këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre.
Gjithashtu, dua të uroj stafin akademik dhe prindërit për rrugëtimin që nisin sot fëmijët tanë”-tha Manastirliu.