Data 15 tetor shënon rëndësi të madhe, pasi Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë.
Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, teksa po në këtë datë do të mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare.
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grupin 1 ose ‘themeloret’, të cilat janë:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Kujtojmë se i Shqipërisë për anëtarësim në BE u dorëzua më 24 prill 2009. Në tetor të vitit 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit, në varësi të përfundimit të masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së procedurës parlamentare.