Shqipëria ka humbur ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve në Pragë përballë Republikës Çeke me rezultatin 2-0.
Një Shqipëri pa shumë ide ishte ajo që u hodh në fushën e lojës, e cila pësoi gol që në minutën e 3’ me anë të Chory, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes. Kuqezinjtë e Sylvinhos provuan, por çekët patën disa raste më të pastra për të shënuar golin e dytë.
Në pjesën e dytë të sfidës, Kombëtarja jonë ishte disi më e organizuar dhe u hodh në kërkim për golin e dytë, por çdo gjë u shkatërrua nga një tjetër përgjumje e mbrojtjes, me Chory që kërceu mbi të gjithë dhe shënoi golin e dytë të takimit.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Shqipërinë, pas asaj me Gjeorgjinë në Tiranë, teksa gjërat bëhen më të vështira në Grupin B1, aty ku ndodhemi në vendin e tretë me tre pikë./SuperSport