30-vjeçari që mbyti bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur disa ditë më parë, Lulzim Toçi, ka pranuar krimin para hetuesve.
Teksa është pyetur për arsyen, ai nuk ka patur një shpjegim se pse e kreu krimin e rëndë.
“Nuk di ta shpjegoj se e bëra”, mësohet të ketë thënë ai, sipas mediave italiane.
Vrasja e 24-vjeçares Eleonora Toçi ndodhi në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tyre.
Autori i ngjarjes, i cili punonte në bujqësi, tregoi se e kishte mbytur me duar në dhomën e gjumit.
Avokati i tij, Orlando Sgambati, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e një konsulenti për vlerësimin psikiatrik të klientit të tij.