U diskutua dhe nisi si projekt në kohën e ish Ministrit të Brendshëm z.Sandër Lleshaj, tashmë është zyrtare. Pak ditë nga hapja e garës për 12 drejtorët e qarqeve, i hapet rruga rekrutimit të forcave ushtarake në policin e shtetit dhe gradave që i lejojnë atyre konkurimin.
weblajm.com ka siguruar ekskluzivisht ekuivalentimin e gradave ku një kolonel ushtrie merr gradën drejtues i lartë apo drejtues i parë dhe mund të konkuroj për drejtor qarku pëegjatë kësaj jave.
Po ashtu efektivët që duan të largohen nga policia mund të shkojnë në ushtri apo tek policia e burgjeve apo shërbimi zjarrfikës duke ruajtur pagën dhe gradën.
Ndërsa qeveria e ka argumentuar këtë barazim të gradave si mëposhtë:
“Ekuivalentimin e gradave të Forcave tëArmatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të Policisë së Shtetit, sipas ligjit nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të Gardës së Republikës, sipas ligjit nr. 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, sipas ligjit nr. 152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me gradat e Policisë së Burgjeve, sipas ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Për ekuivalentimin me gradën “nënkomisar”pranë Policisë së Burgjeve, kandidati duhet të zotërojë një diplomë të arsimit të lartë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës ose të zotërojë një diplomë të të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin.3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi”.
Propozues të këtij ndryshimi apo hapjen e derës në policinë e shtetit për ushtarakët rezulton se janë: Ulsi Manja ministër drejtësie, Ervin Hoxha ministër i brendshëm dhe Pirro Vengu ministër mbrojtie.