Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për të pezulluar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese që kryesohej nga Sokol Binaj dhe antarë Ilir Panda dhe Sandër Simoni, e mbajtur në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.
“Gjykata e Lartë ka vendosur: Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane”-thuhet në vendim.
Deputeti i PD, Salianji është dënuar me 1 vit burg për dhe ndodhet aktualisht në IEVP Fier.