Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Tiranë, ku një punonjës i Gardës u vetëvra me armën e shërbimit, teksa ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë dje rreth orës 12:00. Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit dhe rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, ai ka ndërruar jetë te Trauma. Familjarët e tij kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.
Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pas ngjarjes tronditëse me një status të ndjerë:
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajses. Vellai im”-shkruan Sheila.