Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i ICITAP garantojnë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në ShBA.
Me qëllim konsolidimin e urave të bashkëpunimit, në kuadër të programit amerikan ICITAP, Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në takim z. Richard Deasy, Drejtorin e programit ICITAP.
Gjatë takimit, Drejtor Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit, nëpërmjet asistencave të vazhdueshme logjistike dhe teknike, për trainime per hetime dhe operacione policore me rëndësi. Në vijim, Drejtori siguroi se angazhimi i strukturave të Policisë, do të intensifikohet, me qëllim përmbushjen e shpejtë dhe efikase të objektivave të përbashkët.
z. Deasy inkurajoi Drejtorin e Përgjithshëm që të fokusojë përpjekjet e Policisë, për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.