Këngëtari i njohur Liam Payne, ish-anëtar i grupit One Direction, ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.
Mediat e huaja raportojnë se policia kishte shkuar në hotelin në fjalë pasi kishte marrë njoftim për një person të dehur dhe nën efektin e alkoolit.
Pak para se këngëtari të binte nga ballkoni i hotelit, 31-vjeçari mësohet se kishte konsumuar drogë në dhomën e tij.
Fotografitë e publikuara në gazetat argjentinase shfaqin pluhur të bardhë dhe letër alumini në një tavolinë.
Aty pranë vërehet një kapak i djegur i një kanaçeje, një produkt higjienik dhe qirinj.
Dyshohet se drogë është konsumuar edhe në vaskë, pasi edhe aty vërehet një letër alumini dhe qirinj. Në media kanë qarkulluar kudo pamjet tronditëse, madje edhe pamje ku shihet trupi i tij i pajetë. Tanimë policia ka nisur hetimet për të zbardhur se si qëndron e vërteta pas vdekjes së artistit të njohur ndërkombëtar.