Ish Presidenti Ilir Meta do të qëndrojë në paraburgimin 313, njohur edhe si IEVP “Jordan Misja”.
WebLajm.com mëson se pas daljes nga gjykata ku ndaj tij u la në fuqi masa arrestit, ai është akomoduar në 313.
Ende ska një qeli për zotin Meta dhe ajo pritet të jetë gati nesër, do të jetë një qeli e veçuar për të.
Pasditen dhe mbrëmjen e sotme ai po e kalon në një dhomë e quajtur si dhoma e observimit e cilla ka vetëm një krevat dhe tualet, pa asnjë pajisje tjetër.
Personi i parë që e ka takuar z.Meta në paraburgim deri më tani është avokati i tij z.Genc Gjokutaj.
Çdo takim tjetër më parë do duhet të miratohet nga Spak e më pas të realizohet pasi ai ka statusin e personi në hetim.