WebLajm.com mëson ekskluzivisht se dosja e abuzimeve me fondet e rindërtimit në bashkinë Rrogozhinë ka mbërritur në SPAK nga Prokuroria e Durrësit.
Më 30 Shtator 2024 me kërkesë të prokurorisë Durrës u vunë në pranga 5 punonjës të Bashksië për një dëm prej 3.5 mil euro, e po ashtu edhe 78 të tjerë në hetim.
Të arrestuarit: Besim Ballabani, Elton Levonja, Mario Mekaj, Xhemile Uku dhe Edlira Ramaj.
Burime për weblajm.com nga SPAK bënë me dije se me short ky hetim i ka rënë prokurorit Elvin Gogaj i cili do ti kërkoj gjykatës rivlersimin e masave të arrestit dhënë nga prokuroria e durrësit.
Po përse erdhi kjo dosje në SPAK?
Sipas të njëjtave burime shkak është bërë përfshirja e Kryebashkiakut Edison Memolla si pjesë e personave të hetuar, çka si zyrtarë i Lartë Kryebashkiak është kompetencë e SPAK.
Njoftimi Prokurorisë Durrës / 30 Shtator 2024
Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kërkuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).
Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.
Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Shënim: Mos kopjo, referohu cito burimin