Avokati i njohur Mariglen Koçiu është personi i cili humbi jetën më 26 tetor në autostradën Lushnjë-Tiranë, në një aksident tragjik. Avokati 56-vjeçar raportohet se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi, Lulzim Balilaj, tashmë i arrestuar.,
Për ngjarjen ka reaguar edhe Kreu i Dhomës së Avokatisë Shqiptare, Prof Dr.Maksim Haxhia i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes në emrin e tij dhe kolegëve avokat.
Njoftimi Policisë
‘Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.’
‘