Ish- ministri i Jashtëm në qeveritë e Berlusconit, Franco Frattini ka humbur jetën në moshën 65-vjeçare.
Frattini ishte i shtruar në spitalin Gemelli në Romë, pasi po trajtohet për problemet shëndetësore dhe nuk ka mundur të ia dalë.
Fratini i njohur si përkrahës i shqipërisë nga liberalizimi i vizave e deri tek anëtarësimi në NATO e BE, mbante dekoratën e dhënë nga presidenti Ilir Meta atë të “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” si dhe prej vitit 2018 ishte qytetar nderi i Tiranës.