Për herë të parë Prokuroria e Posaçme do të përballet me Qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, këtë herë jo për mandatin e prokurororëve po për një PPP, kontratë Partneriteti Publik Privat.
Bëhet fjalë për kontratën e Qiarasë për pronën e Ushtrisë Porti Ushtarak.
Koha në të cilën është lidhur marrëveshja, Ministria e Mbrojties drejtohej nga Xhaçka, ndërsa shtetit është përfaqësuar si palë me Ministrinë e Financave dhe Porti ka kaluar në favot të kompanisë së dy biznesmenëve Artan Dulakundhe Shefqet Kastrati kundrejt qirasë.
Kjo kontratë sipas dokumentacionit rezulton e firmosur nga pala shtetrore Ministria e Financave dhe Bashkimi Operatorëve njohur si Marina Bay Saranda.
SPAK ka vendosur masë sekuestro ndaj kësaj kontrare dhe objektit fizik në terren, ndërsa jo zyrtarisht bëhet me dije se përtej masës, atje punimet kanë vijuar edhe pse ka një vendim gjykate në fuqi.
Masa e sekuestros është apeluar në të treja shkallët e gjyqsorit, por është lënë në fuqi duke miratuar vendimin e SPAK, nga GJKKO, Apeli GJKKO dhe Gjykata e Lartë. Ky hetim ndiqet nga prokuroria Monjola Kajana e cila gjatë hetimit kërkoi edhe vendosjen e masës së sekuestros.
Në kuadër të këtij proçedimi penal në SPAK më herët ka dëshmuar edhe ish Ministrja e Mbrojtues znj.Xhaçka. Qeveria Shqiptare në këtë proçes është si palë e interesuar edhe përfaqësohet nëpërmjet Avokaturës së Shtetit.
Njoftimi zyrtar në faqen e GJK