Në një intervistë në emisionin “Five Minutes”, kryeministrja italiane, Meloni tha se qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë, teksa zbuloi se edhe është kërcënuar për këtë bashkëpunim me Shqipërinë.
“I jepni fund kësaj neverie. Për herë të parë trafikantët më kërcënuan me vdekje”, tha ajo.
Meloni theksoi se zgjidhja inovatore e Italisë ka surprizuar edhe shumë vende anëtare të BE-së dhe sipas kryeministres italiane kjo është arsyeja se pse marrëveshja merr kaq shumë vëmendje nga Unioni.
“Ka një agresivitet të shtuar së fundmi sepse strategjia e qeverisë po funksionon. Zbarkimet e refugjatëve janë ulur me 60% dhe riatdhesimet janë rritur me 30% në dy muajt e fundit.
Askush nuk e kishte pritur një imapkt kaq të madh të kampeve në Shqipëri. Kjo ka krijuar probleme serioze për trafikantët e qenieve njerëzore, që më kanë kërcënuar me vdekje së fundmi”-shtoi kryeministrja italiane.