Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur për dosjen e 21 Janarit.
Pasi qëndroi atje për gati një orë, pas marrjes në pyetje, Tahiri shprehu para gazetarëve:
“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”.