Hetimet për ngjarjen tragjike në Dobraç, Shkodër, ku katër persona humbën jetën, po vazhdojnë me intensitet. Automjeti i përdorur nga autorët rezulton të jetë i vjedhur në qytetin e Durrësit, fakt që është raportuar në polici përpara sulmit.
Të dyshuarit kryesorë, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, janë shpallur në kërkim si autorë të mundshëm të këtij atentati të rëndë. Nën drejtimin e prokurorisë, autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare nga Policia e Shkodrës.
Ngjarja tronditi komunitetin, duke marrë jetën e Hamza Lici, Arlind Bushati dhe, fatkeqësisht dy kalimtarëve Bashkim dhe Flutura Basha.