Vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit, i miratuar një javë më parë, për rritjen e pagave të Kryetares dhe administratës ka shkaktuar reagime.
Rritja e pagës së kryetares është 56,7%, duke e çuar atë nga 1,850,000 lekë në 2,900,000 lekë në muaj. Po ashtu, zv.kryetarët e saj do të marrin një rritje prej 40,6%, duke kaluar nga 1,600,000 lekë në 2,250,000 lekë. Rritje të ngjashme kanë përfituar edhe këshilltarët bashkiakë, pagat e të cilëve do të rriten nga 185,000 lekë në 290,000 lekë.
Megjithatë, rritjet e pagave për punonjësit e tjerë të administratës nuk janë në të njëjtin nivel. Për shembull, për specialistët e bashkisë rritja është vetëm 14,3%, ndërsa në sektorët e shërbimeve dhe inspektorëve rritjet janë më të ulëta, me disa që arrijnë vetëm 7%.
Nga ana tjetër, për punonjësit e tjerë administrativë si magazinierë, shoferë, roje dhe pastrues, pagat e tyre u unifikuan në 470,000 lekë.